E martë, 15 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Retrospektiva” e Lumturi Blloshmit

Gjuha e qartë e të vërteta të hidhura rrëfehen në ekspozitën më të re të Lumturi Blloshmit. Galeria Kombëtare shënon projektin e parë artistik të 2016-ës me më shumë se 100 vepra në vaj e fotografi të Lumturi Blloshmit. E ndarë në cikle ekspozita që mban emrin “Retrospektivë” sjell punimet më të mira të kësaj artisteje 25 vitet e fundit. Me disa cikle që rrëfejnë jo vetëm gjendje shpirtërore, por edhe marrëveshje politike e ironi kundrejt tranzicionit, kuratorët e shohin këtë lloj arti si mjaft konceptual. Për Krenar Zejnon që ka kuruar edhe më parë punët e Blloshmit e veçanta e fotografive të saj janë ndërthurja e tyre së bashku për të formuar instalacione.
Ekspozita çelet më 21 janar dhe do ta presë publikun edhe gjatë muajit shkurt.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video