Subscribe

Parada e makinave Retro është zhvendosur këtë fundjave në Durrës duke dhuruar spektakël në rrugët e qytetit bregdetar.Mbi 40 autovetura të vjetra të viteve ’40-’80 janë parkuar në sheshin Liria, duke ofruar një ekzspozitë të veçantë për të gjithë.

Ina Haveri, drejtore e informacionit prane drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor, shprehet se ekzpozita e makinave do te udhetoje edhe në qytete të tjera te vendit.

Petrit Bardhi ka sjellë në këtë ekspozitë një Volkswagen Golf 1, një ekzemplar i rrallë me 4 dyer prodhuar më vitet 1974-1980. Ai shprehet se vështirësia për të ruajtur autovetura të tilla qëndron në faktin se pjesët e tkëmbimit nuk gjenden më.

Admirues të shumtë të modeleve të vjetra kanë pozuar pranë makinave të rreshtuara në sheshin qendror të Durrësit, ndërsa më pas të gjithë automjetet kanë vijuar me paradën rrugëve të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *