Restaurohet teqeja e Dollmës/ Punime edhe në objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti

Prej afro dy muajsh, teqeja e Dollmës, e cila ndodhet brenda mureve rrethuese të kalasë së Krujës po i nënshtrohet restaurimit të pjesshëm.
Objekti i kultit mori dëmtime të shumta nga tërmeti i nëntorit, ndërsa punimet fillestare po mbulohen nga qeveria dhe po kryhen në strukturë, pasi fondi i dhene nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kthimin në identitet të teqese, ende nuk është bere efektiv.
Punimet janë fokusuar kryesisht tek pjesa e jashtme e godinës dhe pritet të mbyllen pas dy javësh. Pas kësaj ndërhyrjeje, teqeja e Dollmës do i nënshtrohet restaurimit edhe në pjesën e brendshme të saj me qëllim kthimin në identitet.
Por krahas këtij objekti kulti, restaurime do te behen edhe ne kullen e orës në këtë kala si dhe kalaja e Durrësit dhe e Prezës.




