Subscribe

Mbyllen punimet për restaurimin e kullës C të kalasë së Durrësit, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

Projekti u financua nga fondi i ambasadorëve për trashëgimin kulturore, ndërsa ishte e pranishme ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ajo suedeze.

 

Diplomatja Yuri Kim në fjalën e saj teksa përshëndeti investimin e bërë, risolli në vëmendje edhe njëherë miqësinë mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që mundi të mbështeste restaurimin e kullës C përmes fondit të ambasorit të SHBA-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi shumë të lumtur, që bashkëpunuam me miqtë tane të ambasadës suedeze dhe ministrinë shqiptare të Kulturës për këtë sipërmarrje madhore.Rroftë miqësia amerikano-shqiptare, rroftë Durrësi dhe rroftë kjo kullë antike!”

 

 

Ambasadorja e mbretërisë së Suedisë tha gjithashtu se ndihet e gëzuar që kulla C u rikthye në identitet.

 

 

ELSA HASTAD

AMBASADORE E MBRETËRISË SË SUEDISË

 

“A nuk është e mahnitshme, të mendosh se përgjatë gjithë kësaj historie, kjo kullë ka qenë një pikë mbrojtje dhe sulmi? Shumë kanë ardhur e të tjerë kanë shkuar, bizantinët, venecianët, otomanët, e të tjerë me rradhë, por ja ku jemi tani këtu bashkë. Ne ishim më të fortë së bashku dhe ishim krenarë që të mund të ishim në partneritet dhe të mund të rindërtonim së bashku. Kështu u rindërtuan tri site të rëndësishme, si Kruja, Preza dhe Durrësi.”

 

Ndërkohë Ministrja e Kulturës, Eva Margariti hodhi idenë e ndryshimit të emrit të kullës, e cila është pjesë e fortifikimit të hershëm të Durrësit.

 

Kjo është hera e dytë që kjo pjesë e kalasë dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore. Fillimisht ajo u rrënua nga tërmeti i vitit 1273, i cili e shkatërroi thuajse plotësisht qytetin bregdetar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *