E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Restaurohet kisha e “Shën Mehillit” në Vithkuq

Kisha e “Shën Mëhillit” në Vithkuq, monument kulture i kategorisë së parë, po i nënshtrohet një rikonstruksioni duke filluar që nga porta hyrëse. Drejtori i trashëgimisë kulturore në Korçë Gjergji Koki shpjegon se qëllimi është ruajtja e vlerave të këtyre monumenteve që i përkasin shekullit të XVII-të.

Krahas këtij objekti kulti, në këtë periudhë do të punohet edhe në kisha e manastire të tjera të qarkut të Korçës.

 

Reklamë

Për administratorin e njësisë administrative, Altin Prifti ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore në kishat e Vithkuqit, do të rrisë edhe më shumë interesin e turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Vithkuqi ashtu si Voskopoja kulmin e lulëzimit e ka pasur në fillim të shekullit të XVIII-të. Fshati ka pasur 24 kisha aq sa kishte edhe lagje si dhe një manastir, ai i Shën Pjetrit i cili ruan vlerat edhe ditët e sotme.

 

I ndodhur vetëm 24 km larg nga qyteti i Korçës fshati momentalisht ka të vizitueshme vetëm 5 kisha.

 

 

Më shumë video

Reklamë