E premte, 20 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:45 Në vijim ora 23:45: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Restaurohet Kisha e Ristozit, objekt i shekullit të XIV 

Kjo është Kisha e Ristozit e cila ndodhet ne fshatin Mborje,vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Ky objekt i trashëgimisë sonë kombëtare daton në fillim të shekullit te 14. Kjo kishë fale investimeve te viteve te fundit i është nënshtruar restaurimit. Edlira Çaushi një prej restauratoreve me te mira po merret me ndërhyrjet në fazën e tretë

 

Drejtori rajonal i monumenteve të Kulturës Gjergji Koki tha se puna për restaurimin e kishës së Ristozit në Mborje ka shmangur shkatërrimin e nje prej objekteve me te vjetra te kultit.

 

Faza e tretë e ndërhyrjes në kishën e Ristozit konsiston në konsolidimin e kupolës dhe tamburit për te vijuar me procesin ndoshta me te vështirë, atë te realizimit te pikturave murale. Kisha e Ristozit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë për shkak te vlerave te rralla.

Më shumë video

Reklamë