E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rëshqitje dherash gjatë natës, bllokohet rruga nacionale Vlorë-Orikum

Rënia e dherave dhe shembja e një muri gjatë natës kanë bllokuar rrugën nacionale Vlorë- Orikum. Pjesa e murit është rrëzuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë ku ndodhen njësitë hoteliere në Lungomare 2.

 

Raportohet se autoritetet po punojnë për largimin e dherave nga rruga nacionale. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve aksi do të vijojë të jetë i bllokuar. Mësohet se puna për lehtësimin e qarkullimit do të vijojë gjatë natës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë