Subscribe

Reshjet e dendura të shiut një ditë më parë si dhe bllokimi i kolektorit, kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të zonës së ish-Kënetës në Durrës. Banesat pranë rrethrrotullimit që gjendet ngjitur me autostradën Durrës-Tiranë, janë mbuluar nga uji. Punonjësit e Shtabit të Emergjencave, kanë nisur punën për zhbllokimin e kolektorit. 20 banesa kanë pësuar dëme nga rritja e nivelit të ujit, ndërsa sipërfaqja totale e zonës së përmbytur shkon në rreth 20 hektarë. Edhe në fshatin Mazhë e Madhe në rrethin e Krujës, janë dhjetëra hektarë te përmbytur. Kanalet e papastruara prej 25 vjetësh kane bere qe uji te mbetet ne fushe. Ndërsa në Fier, era e forta ka rrëzuar një pishë rreth 15 metra te lartë ne qendër të qytetit. Ajo këputi disa kabllo të energjisë elektrike dhe dëmtoi një automjet të parkuar në bulevard. Pas ngjarjes, specialistët e bashkisë po shikojnë të gjitha pemët e larta të cilat mund te përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *