Reshjet e 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në juglindje të vendit. Nga shirat është bllokuar aksi rrugor Lozhan-Moglice. Shkarja e rrugës ka sjell bllokimin tek vendi i quajtur tre urat dhe rruga qe lidh fshatin Mesmal. Probleme janë paraqitur edhe në aksin Korçe -Voskopojë.  Firmat e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e masiveve të gurëve. Akset e  tjera pa problem si Korçë-Dardhë, Voskopojë-Lekas si dhe Zemblak-Gorice. Autoriteti i rrugëve nacionale iu ka kërkuar firmave nënkontraktore të jenë në gatishmëri në të gjitha akset pasi ne orët e pasdites priten reshje të dendura shiu, ndërsa zonat malore reshje bore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *