Subscribe

Që prej ditës së djeshme në qarkun e Kukësit, nuk janë ndërprerë reshjet e shiut. Intensiteti i tyre më i lartë ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke sjellë mjaft probleme, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

 

Në segmentet problematike pati rrëshqitje të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.Në Tropojë ka rrëshqitje të një pjese rruge afër urës së Balishajës në fshatin Kojel të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër.

 

Për pastrimin e rrugëve janë dërguar makineri. Probleme janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.

 

Si pasojë e amortizimit të tyre dhe mosfunksionimit si duhet të rrjetit kullues, janë krijuar pellgje me ujë në shumë rrugë të brendshme e hyrje pallatesh. Për shkak të reshjeve është rritur edhe niveli i lumenjeve dhe liqeneve. Liqeni i Fierzës po i afrohet kuotës maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *