E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshjet e shiut paralizojnë qarkullimin në Gjirokastër

Rrugë të bllokuara dhe vështërsi të shumta janë shkaktuar në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht në qarkullimin e mjeteve. Kjo është situata në të cilën është zgjuar qyeti i Gjirokastrës mëngjesin e së hënës. Sikundër ishte paralajmëruar dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu. Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin pranë varrezave të qytetit.

Njëri prej përrenjve ka dalë nga shtrati duke sjellë në rrugë materiale inerte. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa qindra automjete presin në radhë. Mungesë të energjisë elektrike ka në disa zona, përfshi Libohovën dhe Zagorien. Situata sinoptike pritet të përkeqësohet në orët në vijim.

Si pasojë e motit të keq është pezulluar puna në sektorin e peshkimit në portin e Durrësit, ku është ndaluar dalja në det e peshkarexhave për arsye sigurie. Një ditë më parë Ministria e Brendshme urdhëroi ngritjen e Shtabeve të Emergjencave nëpër qarqet e rrezikuara nga përmbytjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë