Emergjencat Civile kanë njoftuar lidhur me situatën në Sarandë, pas reshjeve të dendura të shiut të rëna mbrëmjen e së dielës.

Ne segmentin Ura e Kranese – Syri i Kalter po punohet me mjete dhe njerez per pastrimin e plote te dherave. Rruga eshte e hapur per qarkullimin.

Po ashtu, ne segmentin Lukove-Bunec ka renie dherash ne rruge dhe kalohet vetem ne nje korsi. Ne segmentin Piqeras- Borsh ka renie dherash ne kunete.

Segmentet e tjera rrugore, pervec disa zhavorishteve, nuk kane probleme.

Si pasoje e shirave me intesitet shume te larte, rreshkitja tek Nimfa eshte agravuar edhe me shume. Ka patur gjithashtu, dalje inertesh nga rruget dytesore dhe po punohet per pastrimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *