Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë të qytetit u përmbytën. Reshjet nisën me itensitet të lartë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm dhe për këtë arsye rrugët pranë kryëzimit të stadiumit në lagjen 17 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bën të pakalueshme. Menjëher niveli I ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.
Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë nisur natën e djeshme nga Italia, pritet të mbërrijnë në orar në portin e Durrësit. Përkohësisht të bllokuara do të jenë mjetet lundruese të tonazhit të ulët si dhe anijet e peshkimit.