Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë bërë që të përmbytet nënkalimi në autostradën në Fushë-Mamurras.

 

Niveli i lartë i ujit rrezikon dhe vështirëson qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Mësohet se shkak i përmbytjes është bërë bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave.

 

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve kanë zgjedhur rrugë alternative për të shmangur rrezikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *