Drejtori i Drejtorisë së Gadishmërisë dhe Pergjigjës Emergjent në AKMC, Robert Hysenllari ka folur për situatën në vend pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.

 

Në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve në Vizion Plus, ai theksoi se fokusi është mbajtja nën monitorim të të gjithë lumenjve të Republikës së Shqipërisë.

 

“Duke bërë vlerësimet përkatëse, duke parë parametrat dhe kuotat mund të themi që për situatën aktuale Lumi Drin ka shkaktuar përmbytje. Lumenjtë e tjerë janë në kuota optimale, janë rreth1.5 metër nën nivelin e tyre. Nga vlerësimi i djeshëm dhe i sotëm ne gjykuam në lidhje më lumin Ishëm dhe Erzen që ishin në nivelet maximale, por tani prurjët në këta lumenj kanë rënë nga 30-40 cm. Përsa i përket lumit Shkumbin është brenda shtratit ashtu si edhe lumi Vjosa”, u shpreh Hysenllari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *