E shtunë, 31 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Kurbin, mësimi në Fushë Mamurras u ndërpre

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar problematika në disa zona të Kurbinit. Si pasojë e prurjeve të shumta, disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, veçanërisht në afërsi të mbikalimit të Patokut përgjatë autostradës.

Situata paraqitet problematike edhe në fshatin Adriatik, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa disa banesa janë rrethuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe aksesin e banorëve.

Ndërkohë, në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë procesi mësimor për shkak të situatës së krijuar nga reshjet intensive. Autoritetet lokale po monitorojnë gjendjen në terren, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë