Reshjet e shiut që ‘pushtuan’ vendin kanë pushuar në Qarkun e Vlorës.

 

 

Pushimi I reshjeve ka bërë që edhe niveli i prurjeve në lumin Vjosë të bien nën nivelin kritik.

 

 

Ditën e djeshme niveli i Vjosës arriti pothuajse në 7 metra duke rrezikuar përmbytjet ndërsa ditën e sotme niveli ka rënë nën 6 metra duke sjell një përmirësim të situatës e cila po mbahet ende nën monitorim pasi mund të ketë të papritura. Niveli kritik i Vjosës që shkakton përmbytje është mbi 7.5 metra mbi nivelin e saj të përditshëm.

 

 

Ndërsa situate është qetësuar edhe në Qarkun e Elbasanit.

 

 

Akset rrugore raportohen të gjitha të hapura dhe furnizimi me energji elektrike ka qenë I plotë përveç njësisë administrative Polisnë Librazhd dhe njësisë administrative Strava në Përrenjas.

 

 

Gjithashtu nuk raportohet për përmbytje të banesave apo tokave bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *