Moti i keq ka goditur Greqinë. Vala e dytë e stuhisë së quajtur “Elpis” ka përfshirë të gjithë vendin fqinj, ndërsa reshje të dendura bore kanë mbuluar qendrën e Athinës. Kushtet atmosferike kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në rrugët kryesore të Atikës, ndërkohë aksi nacional Athinë-Lamia mbetet i mbyllur.

 

Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe aeroportin e kryeqytetit “Eleftherios Venizelos”. Bora mbi pistë ka bërë që shumë fluturime të anulohen. Për shkak të reshjeve është ndërprerë edhe qarkullimi në Metro si dhe tramvajet.

 

Moti i keq ka paralizuar qarkullimin edhe në Turqi. Shumë rrugë janë të bllokuara për shkak të borës dhe ngricave, mes të cilave është bllokuar edhe kalimi në dy autostradat që lidhin Stambollin me kryeqytetin Ankaranë.

 

Autoritetet vendase i bënë thirrje qytetarëve të shmangin të gjitha udhëtimet të panevojshme.

 

Për shkak të ngricave janë raportuar edhe një numër të lartë aksidentesh. 36 automjete, duke përfshirë autobusë dhe kamionë, u përfshinë në aksident në një zonë prej rreth 5 kilometrash jashtë Stambollit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *