Reshjet e dëborës kanë sjellë “paralizim” të qarkullimit në disa akse rrugore. Mësohet se të bllokuara janë Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë. Autoritetet iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në qarkullimin e tyre në këto akse, si dhe të marrin masat e duhura.

 

“Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu në verilindje të vendit raportohet për bllokim të disa rrugëve, si ajo Peshkopi-Maqellarë. Qytetarët që përshkruan Rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi deri në bllokim të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *