E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshjet e borës/ ARRSH: Ja akset ku duhet të bëni kujdes

Autoriteti Rrugor ka bërë një parantezë mbi gjendjen e akseve kryesore në vend.

 

Në një njoftim për mediat, ARRSH ka bërë me dije se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin.

 

Reklamë

Sipas ARRSH me zinxhir kalohet vetëm në 5 km e fundiut të aksit Ura Çerenecit-Stebleve.

 

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij, me përjashtim të 8 kilometrave të fundit të aksit Librazhd-Steblevë ku nevojiten zinxhirë.

 

Ndërsa në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.

 

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë