E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Reshje të vazhdueshme, parashikimi i motit për ditën e shtunë

Ilustrim · Vizion Plus

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugperëndimor e më pas me intensitet lokalisht mesatar në jug të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme e lokalisht në formë shtrëngata afatshkurtra.

Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi  në momentin e formimit të vranësirave deri në 12-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh