Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.

 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e pikave, të izoluara dhe afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive me shpejtësi hera-herës 10-14 m/s.

 

Temperaturat e regjistruara:

 

në zonat malore 14 deri 32°C

 

në zonat e ulëta 15 deri 36°C

 

në zonat bregdetare 17 deri 35°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *