Moti i keq, me reshje të dendura shiu, do të jetë prezent këtë të enjte në vendin tonë. Si pasoje e reshjeve te shumta Tirana perballet me trafikun e rënduar qe e bën të vështirë lëvizjen e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve disa qarqe të vendit mund të rrezikojnë përmbytjet. Për të pasur nën kontroll situatën bëhet me dije se janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen dhe me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

 

Ndërkohë si pasojë e motit të keq policia Rrugore,  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *