Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e kaluar.

Sipas ARRSH, Në Llogara si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës

“Reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Në Llogara si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë ka bërë pastrimin. Vazhdon puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal . Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *