E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Reshje të dendura, bora arrin deri në 1.5 metra në Qafën e Thorës, vështirësi në qarkullim drejt Vermoshit

Zonat malore të qarkut Shkodër janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, me trashësi që varion nga 1 deri në 1.5 metra në Qafën e Thorës dhe në drejtim të Vermoshit. Edhe aktualisht reshjet vijojnë me intensitet të lartë.

Që prej orës 06:30, reshjet intensive të borës kanë përfshirë segmentin Gropat e Selcës–Dogana Vermosh, pjesë e aksit Hani i Hotit–Dogana Vermosh, në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Reklamë

 

Në këtë segment janë angazhuar 4 mjete borepastruese për të mbajtur rrugën të hapur. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qarkullojnë vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë