Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonën e verilindjes dhe pjesërisht veriperëndimit.

 

Në këto zona moti parashikohet me kthjellime por edhe vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Reshjet do të jenë me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe itensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1–6m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zonat malore 14 deri 29°C

 

në zonat e ulëta 16 deri 35°C

 

në zonat bregdetare 19 deri 32°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *