E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat veriore dhe qendrore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë intensifikim të reshjeve në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më si ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë