Kjo e marte do të jetë nën ndikim të kushteve atmoferike relativisht të paqëndrueshme. Moti me alternime kthjellimesh dhe vranesira deri mesatare.

 

Reshje shiu të karaketrit lokal përgjatë zonave të ulëta ndersa në zonat malore reshje shiu të cilat hera-herë parashikohet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndersa në brigjet e jonit fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 12 deri 30°C , në zona e ulëta 13 deri 33°C dhe  në zona bregdetare 17 deri 32°C

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranesirave të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhi lokale.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, europa qendrore dhe pjesërisht ajo jugore do të jenë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vraneisra dhe reshje shiu të cilat hera-herës do të jenën në formën e shtrëngatave dhe stuhive kryesisht në Francë dhe veriperëndim të Italisë.

 

Pjesa tjetër  e kontinetit do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *