E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 sekonda më parë
Sociale

Reshje shiu dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për sot, 21 nëntor 2023

Dje vendi u mbizotërua nga moti i qëndrueshëm me kthjellime, por këtë të martë moti bën kthesë.

 

Kjo pasi sinoptikanët parashikojnë paqëndrueshmëri të temperaturave, reshje të herëpasherëshme shiu në formë rrebeshesh të shpejta.

 

Reklamë

Reshje mesatare do të ketë në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, reshje intensive, shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

 

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje.

 

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 15 / 19 °C;

në vendet e ulëta: 11 / 18 °C;

në vendet malore: 7 / 11 °C.

Vazhdo të lexosh

Reklamë