E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Reshje shiu dhe breshër në Greqi, probleme në energjinë elektrike

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar shumë probleme në Korfuzë të Greqisë.

Probleme të mëdha ka pasur edhe në energjinë elektrike. Siç raportojnë mediet greke, rreth 165 ton ujë për hektar kanë rënë gjatë shiut mëngjesin e kësaj të marte.

Shirat e dendur dhe moti i keq kanë ndikuar në turizëm.

Ndërkohë ditën e djeshmë, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Reklamë

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkohë shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë