Subscribe

Pavarësisht qetësimit të situatës gjatë të hënës, reshjet intensive do të rikthehen nesër pasdite, për të vijuar deri në mesditën e të mërkurës.

 

Instituti i Gjeoshkencave parashikon një situatë më problematike në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Vlorës, ku mund të ketë vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

 

ANIRA GJONI

INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE

 

“Aktualisht presim të kemi reshje të dobëta gjatë ditës që flasim, nërsa të martën presim që reshjet të jenë mesatare dhe intensicve në very dhe jug të vendit dhe gjkatë mëngjesit të së mërkurës do të ketë reshje intensive në qarqet Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë. Problematika është akoma aktuale, nuk mund të flasim akoma për një qetësim situate, kur presimq ë të bjerë intensiteti i reshjeve dhe të ketë një normalizim të situatës. Gjatë ditës së sotme kishim një rënie të intensitetit dhe reshjet janë të dobëta, është disi favorizuese për situatën, por shtimi i reshjeve nga dita e martë dhe të mërkurën, presim që të kemi shtim të rrezikut për përmbytje. Autoritetet lokale të marrin masa, në pjesën e Shkodrës dhe të Lezhës, është rritur niveli i lumenjve të Drinit, Bunës dhe liqenit të Shkodrës, situata ngelet problematike në këto dy qarqe.”

 

Reshjet do të na shoqërojnë deri në dalje të nëntorit, por jo me të njëjtin intensitet si ai i fundjavës.

 

ANIRA GJONI

INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE

 

“Edhe 10-ditëshin e fundit presim të kemi reshje, do të jenë të dobëta. Përgjatë të martës era do të jetë mesatare dhe e fortë në bregdet, çka do të thtoë se mund të ketë provkematika në port. Gjatë ditës së nesërme në alpe dhe zonat lindore, reshjet në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit mund të jenë edhe në formë dëbore.”

 

Temperaturat do të ulen gjatë këtyre ditëve, më të ndjeshme të premten, kur shirat pritet t’i lënë vendin motit të kthjellët. Ndërsa në zonat malore termometri do të bjerë nën zero gradë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *