E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Reshje dëbore në zonat malore, ARRSH apel shoferëve

Gjatë ditës së sotme janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.

Autoritetet Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Borëpastrueset janë në aksion për zhbollikimin e rrugëve nga reshjet.

Nga ana tjetër, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë