Moti i keq ka sjellë përmbytje dhe probleme në qarkullim në disa prej qyteteve të vendit. Zonat më problematike janë paraqitur në veri të vendit.

 

Reshjet e dëborës kanë zbardhur skajin e veriut, ndërsa ARRSH bën me dije se po punohet për pastrimin në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth.

 

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH bën thirrje që drejtuesit të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin

 

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin

 

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

 

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *