Vendi
Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, punohet për hapjen e akseve Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh

Reshjet e dëborës kanë mbuluar sërish qarkun e Shkodrës.
Reshjet më të dendura kanë qenë në aksin Bogë-Theth, ku aktualisht në terren ndodhen dy borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugës.
Reklamë
Reshje të dendura dëbore ka patur edhe në aksin rrugor Tamarë-Vermosh.
Autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
Deri më tani nuk raportohet për prob;ematika serioze./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




