E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

Qarku Elbasan qe nga pasditja e djeshme e gjate oreve te mbremjes eshte perfshire nga reshje shiu e debore ne lartesi.

 

Nga raportimet e strukturave te Emergjencave Civile, ne bashki rezulton situate nen kontroll. Akset rrugore jane te hapura. Ka pasur prezence inertesh ne aksin Gramsh-Moglice.

 

Reklamë

Prezence debore kemi pasur ne aksin Elbasan-Gjinar, ku ne oret e para ka krijuar pak problematika ne qarkullim, por tani rruga eshte e hapur. Levizje me zinxhire kryhet ne rruget e fshatrave qe lidhen me Njesine Administrative Labinot Mal, bashkia Elbasan, dhe ne segmentin Lunik-Klenje te aksit rrugor nacional Librazhd-Sterbleve.

 

Nuk ka probleme me prurjet e lumenjve e perrenjve ne qark. Furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë