E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Reshje dëbore në pranverë

 

Edhe pse në disa qytete pranvera i ka dhënë shenjat e para, ne juglindje dhe verilindje dëbora është prezente.

 

Bora ka mbuluar disa nga zonat më të larta në qarkun e Korces, mes të cilave edhe pikën turistike të Dardhës.

Reklamë

 

Trashësia maksimale e borës ka arritur në 25 cm. Ndërkaq reshjet nuk kanë krijuar dëme në sektorin e bujqësisë, por sipas specialistëve në rast se do të ketë ulje të temperaturave, rrezikohen disa nga kulturat.

 

Në verilindje, konkretisht Bulqiza e Peshkopia janë zbardhur mbrëmjen e së dielës nga bora. Trashësia e saj varion nga 5 deri në 15 centimetra në zonat malore.

 

Fermerët thonë se reshjet e bores ne pranvere mund të shkaktojnë dëme sidomos në pemëtari.

 

Më shumë video

Reklamë