Edhe verilindja është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të dielë.

Në orët e paradites janë shfaqur probleme në zonat e thella malore si njësitë Lurë, Kala e Dodës, Reç dhe Arras në Dibër, ku trashësia e borës shkon deri në15 cm.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Trebisht dhe disa fshatra te Zerqanit në Bulqizë.

Në rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë janë shfaqur probleme në qarkullin e automjeteve ku kanë mbetur të bllokuara rreth 1 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *