Subscribe

Dëmet më të mëdha bëjnë me dije burime pranë Bashkisë së Maliqit kanë qenë Vreshtas dhe Nizhavec të kësaj bashkie. Dëmet janë kryesisht në kulturat bujqësore si gruri, jonxha, misri dhe në vreshtari. Sipas banorëve reshjet e breshërit kanë zgjatur më shumë se 15 minuta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme aq sa dëmet në misër dhe në vreshtari në veçanti janë shumë të mëdha, pasi sipas tyre është humbur më shumë sesa 40% e prodhimit të pritshëm. Nga ana e bashkisë pritet ngritja e një komisioni për të verifikuar dëmet e shkaktuara pasi flitet se edhe në fshatra të tjerë të fushës së Maliqit për të njëjtën arsye ka pasur dëme në përqindje më të vogël.

 

Duhet thënë se reshje breshëri ka pasur edhe gjatë ditëve të fundit jo vetëm në fushën e Maliqit por edhe atë të Korçës, ku dëme më të shumta ka pasur në kulturën e grurit në fshatrat Turan dhe Ravonik. Ndërkohë që reshjet e vazhdueshme të shiut kanë pasur ndikim negativ edhe në drufrutoret kryesisht në qershia dhe molla, çka i ka detyruar fermerët të shtojnë trajtimet në mollë dhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme të shfaqura pas reshjeve të dendura të shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *