E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje bore në Xibër, bllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit

Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës.

 

Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës nëpërmjet rrugës së Arbrit. Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e automjeteve në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

 

Reklamë

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë