E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reshje bore edhe në Gjirokastër, disa rrugë të bllokuara

Reshjet e borës përfshinë edhe qarkun e Gjirokastrës. Reshjet janë me intensistet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe nga erëra të forta.

 

Për shkak të rënies së temperaturave, ka patur ngrica në rrugë dhe akumulim bore në zonat kodrinore dhe malore. Akset rrugore nacionale Kufi Mallakastë-Memaliaj-Tepelenë-Kakavijë, Ura e Leklit-Këlcyrë-Përmet-Tri Urat, Jorgucat-Q. Muzinë dhe ato rajonale që lidhin bashkitë me qendrat administrative funksionojnë normalisht.

 

Reklamë

Kurse segmente të bllokuara janë: Kolonjë-Golem bashkia Gjirokastër, Poliçan-Sopik bashkia Libohovë, Mbrezhan-Malëshovë bashkia Këlcyrë dhe Bredhi Hotovës-Frashër-Gostivisht bashkia Përmet. Rrugët e fshatrave në zonat malore të qarkut janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë