Politika e jashtme ishte një nga çështjet per te cilat u përplasen ne debatin e radhës kandidatet republikane per president te SHBA. Pas Iowas dhe New Hampshire, gara eshte zhvendosur ne Karolinen e Jugut, ku do te votohet ne 20 shkurt. Përballja me e forte ishte ajo mes mulitmiliarderit Donald Trump dhe ish-guvernatorit te Floridas, Xheb bush, çka tensionoi edhe moderatorin e “CBS”. Ata u përplasen per luftën ne Irak dhe rolin e Presidentit Bush gjate sulmeve te 11 shtatorit.
Donald Trump: Ne nuk duhet te kishim hyre asnjëherë ne Irak. Ata gënjyen. Ata thane se kishte arme te shkatërrimit ne mase. Ne fakt nuk kishte asgjë dhe ata e dinin kete.
Jeb Bush: Une jam i lodhur nga Barack Obama, qe fajëson vellane tim per te gjitha problemet qe ai ka. Dhe sinqerisht nuk me interesojnë shume fyerjet qe me ben Donald Trump.
Vdekja e nje anëtari te Gjykatës se Larte ngjalli debat, ku u shtrua pyetja se kush do ta zgjedhe pasuesin e tij. Trump ishte i bindur se kete do ta beje Obama, u pëlqen ose jo republikaneve.