Republikanët rimarrin sërish shtetin e Virxhinias në një nga garat e konsideruara gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden. Glenn Youngkin mundi demokratin Terry McAuliffe, duke fituar 51 për qind të votave.

 

Përpara zgjedhjeve të së martës, të dy kandidatët theksuan rëndësinë e tyre për skenën politike kombëtare, para zgjedhjeve të vitit 2022 për Dhomën e Përfaqësuesve.

 

Demokratët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat dhe humbja e kontrollit të njërës ose të të dyjave vitin e ardhshëm do ta bënte më të vështirë për presidentin demokrat Joe Biden të ndjekë agjendën e tij legjislative.

 

Republikanët nuk kanë fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009. Ndërsa Presidenti Biden fitoi Virxhinian me një diferencë prej 10 pikësh në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

 

Guvernatori aktual demokrat i shtetit, Ralph Northam, nuk ishte në gjendje të kandidonte për rizgjedhje pasi Virxhinia nuk i lejon guvernatorët të shërbejnë mandate të njëpasnjëshme në detyrë.

 

Ndërkaq, siç pritej, demokrati Eric Adams fitoi zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut për të zëvendësuar kolegun e tij të partisë Bill de Blasio i cili dha dorëheqjen pak muaj më parë.

 

Sipas sondazheve të opinionit nga RealClearPolitics, vlerësohet se popullariteti i presidentit Biden ka rënë mes inflacionit në rritje, rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike dhe pasojat e tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *