Edhe dy senatorë republikanë kanë shprehur qëndrimin  kundër planit të partisë së tyre, për të zëvendësuar reformën shëndetësore të ish-presidentit Obama, duke bërë që projektligji të mos kalojë dot në variantin aktual.

 

Mike Lee dhe Jerry Moran deklaruan se drafti i ri nuk është i plotë për të zëvendësuar atë të administratës së mëparshme.

 

Republikanët kanë qenë të përçarë lidhur me këtë çështje e shumë prej tyre janë të shqetësuar për efektet që reforma mund të ketë mbi popullin.

 

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump e kishte shfuqizimin e “Obamacare” qe ishte ne fakt edhe një ndër  premtimet kryesore të fushatës së tij.

 

Projektligji i republikanëve mban pikat kyçe të ligjit të Obamës sa i takon taksave për të pasurit, ndërsa u lejon kompanive të sigurimit të mbulojnë më pak dhe bën shkurtime drastike për ofrimin e shëndetësisë për të varfrit.

 

Me dy kundërshtimet e fundit, republikanët, të cilët nuk kanë më shumicën e nevojshme për të kaluar ligjin.

 

Lee dhe Moran njoftuan njëkohësisht vendimin e tyre, duke u bashkuar kështu me senatorët Rand Paul dhe Susane Collins, që ishin gjithashtu kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *