Thirrjet per dhune dhe akuzat deri ne kufij te absurdit që Trump u ka bërë rivalëve të tij politik, duke i cilësuar si bashkëthemelues të ISIS, kanë shtuar zërat brenda Partisë Republikanë që kërkojnë daljen nga gara të kandidatit të tyre. Në një letër drejtuar Komitetit Kombëtar të Partisë, më shumë se 70 mbështetës të kësaj partie, mes të cilëve dhe ish-kongresmenë kërkojnë ndërprerjen e financimit të fushatës për Donald Trump. Në këtë letër që mban dhe firmat e tyre ish-zyrtarët theksojnë se: Deklaratat përçarëse, të papërgjegjshme dhe populiste rrezikojnë fushatë zgjedhore dhe procesin demokratik të zgjedhjeve presidenciale. Ne keto kushte ajo që duhet bërë është të ndalohet financimi nga ana e Partisë Republikane për kandidatin Trump. Kjo leter pason ate të bërë 50 intelektualë të tjerë ish-funksionare republikanë, të cilët i bënin thirrje votuesve amerikanë për të mos e votuar biznesmenin Trump, pasi ai mund të rezultoi si presidenti më i dobët në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *