Subscribe

Raporterët e Komisionit të Venecias kanë nisur takimet në Tiranë për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Në orën 11.15 ata kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku janë takuar me kryetarin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Fatmir Xhafaj dhe ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj. Takimi zgjati për rreth dy orë dhe ekspertët e nivelit të lartë kanë parashtruar këndvështrimet e tyre mbi ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe pikën më të nxehtë, atë të zgjedhjes së anëtarëve të gjykatave. Ekspertët kanë prezantuar projektin dhe ndryshimet e bëra prej tyre në reflektim të raportit paraprak të Komisionit të Venecias të muajit dhjetor. Takimi i radhës ka qene ai me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe më pas me përfaqësues te trupit diplomatik. Pas dite raporteret janë njohur edhe me vërejtjet dhe pretendimet e opozitës per ndryshimet kushtetuese. Axhenda e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias do të vijojë ditën e premte me takimet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ndërkohë mbrëmjen e së premtes është parashikuar një konferencë për shtyp. Opinionin përfundimtar mbi draftin e rishikuar, Komisioni i Venecias do ta përgatisë gjatë muajit shkurt, i cili do të prezantohet në mars. Axhenda e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias do të vijojë ditën e premte me takimet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ndërkohë mbrëmjen e së premtes është parashikuar një konferencë për shtyp. Opinioni përfundimtar mbi draftin e rishikuar Komisioni i Venecias do ta përgatisë gjatë muajit shkurt, i cili do të prezantohet në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *