E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Replikat mes Ramës dhe Bashës për maskat/ Patozi: Kanë vite që e ushtrojnë këtë zanat

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për shpërndarjen e “maskave të skaduara” për stafin mjekësor.

 

Reklamë

Ai shprehet se kryeministri dhe lideri demokrat kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, e për këtë arsye, për Patozin, ky debat nuk do të pushojë.

 

“Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje. Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria.”

 

Sipas tij, kërcënimi i koronavirusit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo “qenëri politike të ndalet”. Ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i injorojnë deklaratat e Ramës dhe Bashës dhe të përqëndrohen tek mjekët.

 

“Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë. Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë. Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë