Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra ndaj demokratëve dhe socialistëve.

Deputetja e PD, Grida Duma e cilësoi një luftë llojesh jo civilizimesh, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në parlament. Teksa iu tha deputetëve të maxhorancës se nuk ekzistojnë, Duma theksoi se Rama i përçmon sa herë flasin.

Pas fjalës së mbajtur në Foltore nga Duma, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nxorri rregulloren dhe Kushtetutën dhe tha se kushdo që do t’i shkelë do të marrë ndëshkimin që parashikohet. Ai i cilësoi helm deklaratat e Dumës.

“Në këtë sallë kushdo që do t’i shkelë do të marrë ndëshkimin që parashikon secila prej tyre. Parimi themelor që ju nuk po e respektoni është e drejta e fjalës së gjithsecilit. Sa kohë do duhet të durojë ky parlament që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush tjetër. Ky është parimi themelor i parlament. Zonja ka një problem shumë të madh me veten që sa herë flet fyen. Do i bëj thirrje megjithatë të tolerojmë sa herë të kemi mundësi. Keqardhje e madhe që një zonjë vjen këtu dhe derdh helmin që në pikë të mëngjesit. Ua qaj hallin zoti Basha. Por asnjë nga këto nuk është statuti i PD-së, me statutin e PD-së nuk merremi. Me këto tre libra harroni se ndonjë prej jush mund ta shkelë dhe nuk do merrni ndëshkimin. Vetëm kështu ata baballarët e këtij sistemi politik që kemi zgjedhur, këto libra ruajnë rregullat. Kushtetuta ruan shtetin. Në rast se në këtë sallë do merret fjala pa ta dhënë nuk quhet më Kuvend”, tha Balla duke i kërkuar kryetares së Parlamentit të mos lejojë të flasin deputetë pa leje” tha Balla

Nga ana tjetër replikoi kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se maxhoranca nuk pyet për ligj e as për Kushtetutë dhe se është gati t’i vërë flakën dhe parlamentit e vendit për hallin e saj.

“Kjo është vërtetë Kushtetuta e RSH po gjithçka tjetër këtu është antikushtetuese. Nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese, e ardhur me bandat. Kemi ardhur këtu për të bërë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Kur e merr këtë në dorë kujdes se të pakta janë faqet ku nuk janë shkruar rregulla të cilat i keni dhunuar me vetëdije. Keni dhunuar dhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese të bëra me 30 korrik vetëm për të mbajtur pushtetin. I shkelët 2 javë më parë kur ndaluat komisionin Becchetti. Ju nuk pyesni për Kushtetutë, për ligj, për Gjykatë Kushtetuese, ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati t’i vini flakën parlamentit dhe Shqipërisë, nuk ju lejojmë, do digjeni vetë”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *