E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Replika për zgjedhjen e delegatëve

Elbasani është kthyer ne qendrën e përplasjeve mes socialisteve ne procesin e zgjedhjes se delegateve për kongresin e 19 marsit. Ben Blushi, Taulant Balla e Edi Rama, kane shkëmbyer replika ne distance, lidhur me zgjedhjet ne parti. Pas vëzhgimit ne qendrat e votimit, Blushi ka kritikuar procesin e votimit, duke sqaruar se ka pasur parregullsi ne lista sipas sinjalizimeve qe ka marre nga anëtaret e partisë.

Ben Blushi: Edhe pse Rama kërkon që edhe delegatët me i thjeshtë të zgjidhet “një anëtar, një votë” vete do t’i anashkalojë këtë procedurë në zgjedhjen për kreun e partisë.

Ndërkohe Blushi ka ironizuar kryetarin Edi Rama se zgjedh me parimin nje anëtar, nje vote delegatet, por nuk e zbaton këtë parim për veten e tij. Por anëtarësia e Partisë Socialiste duket se ka pasur rezerva ndaj Blushit si deputet i qarkut te Elbasanit e nuk i ka fshehur kritikat ndaj tij. I ashpër kundër Blushit është shfaqur edhe socialisti Taulant Balla, i cili ka shoqëruar kolegun ne qendrat e votimit. Pasi Blushi është larguar ne Elbasan, ka mbërritur edhe Edi Rama, i cili duke iu kundërpërgjigjur deputetit socialist, ka deklaruar se procesi i votimit është i rregullt. Prej disa javësh, Ben Blushi ka akuzuar Edi Ramen se ka shkelur statutin, duke mos zhvilluar zgjedhje edhe pse mandate i ka përfunduar qe ne 2013; Blushi këmbëngul qe ne Partine Socialiste duhet te zhvillohen zgjedhje sipas parimit “një anëtar, një vote”, duke shpallur edhe kandidaturën e tij për këtë post.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video