Ndërkohë gjate këtij takimi, deputeti Koço Kokedhima ka sulmuar Vangjel Dulen, ndërsa ky i fundit është duke bere lëvizje drejt aleancës me demokratet. Kokedhima e akuzoi kreun e PBDNJ-se se i shërben qarqeve shoviniste greke, se i ka përdorur socialistet vetëm per t’u marre votat, dhe i ka tradhtuar interesat e tyre me te marre pushtetin me doganierë, drejtorë patentash, instruktorë taksash, e zv/ministra. Ndaj këtij qëndrimi, Dule u kundërpërgjigj duke thënë se refuzon te dialogoje me Kokedhimen, me argumentin se ai simbolizon krimin ndaj dhe i drejtohet kryeministrit Rama me nje deklarate te posaçme. Kryetari i PBDNJSE thotë se “Vizionin per shtetin e se drejtës dhe demokracinë funksionale, kryeministri e përshtati me kutin e Koços dhe po ua kthen qytetareve me autokraci, klientelizem hajduteri dhe mjerim”. Ne lidhje me pozicionin politik te partisë se tij, Dule sfidon kryeministrin Rama, duke i bere te ditur se nuk dorëzohet. “Persa i përket PBDNJ-se mjaftohem duke i kujtuar shprehjen proverbiale spartane “Molon Lave”, shkruan ai ne deklaratën per mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *