Me një Lamborghini dhe me një çantë shpine, reperi Fedez u transformua në një babagjysh dhe shpërndau mijëra euro për pesë njerëz me pamundësi ekonomike.

Reperi ia dha paratë një motoristi, një burri të pastrehë, një artisti, një kamarieri dhe një vullnetari që punonte me ambulancat. Paratë u dhuruan nga ndjekësit e tij në kanalin e Twitch.

“Ata zgjodhën kategoritë sociale që donim të mbështesnim, ata të cilët po vuajnë më shumë efektet e krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Na u deshën tre orë për të gjetur njerëzit e duhur, por ishte  gjë e bukur”, tha Fedez në Instagram.

Shumë ndjekës kanë reaguar lidhur me këtë veprim të reperit. Sipas tyre, nëse ai dëshiron që të bëjë bamirësi, nuk duhet ta bëjë atë publike, pasi disa mund të mendojnë që kjo dëshirë për mirësi nuk është plotësisht e sinqertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *